Molliqaj: VV-ja po mbledh njerëz që UÇK-në e quajnë organizatë kriminale
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2019/06/dardan-molliqaj.jpg)
Lideri i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë fjalë të rënda në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kjo parti po mbledhë njerëz që e quajnë UÇK organizatë kriminale.
Molliqaj në Dukagjini ka thënë se Vetëvendosje është shndërruar në magnet për njerëzit që e quajnë UÇK organizatë kriminale.
“Vetëvendosje është shndërruar në magnetin e njerëzve që e quajnë UÇK organizatë kriminale”, ka thënë Molliqaj.