Molliqaj: Pa PSD-në s’do të bëhej ushtria e Kosovës
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosovë sot s’do të kishte ushtri të veten pa ndihmën e partisë së tij.
“Ushtria s’mund të bëhej pa një garancë të PSD’së”, është shprehur ai.
Molliqaj ka thënë se PSD’ja ka ndikuar që “Lista Srpska të mos jetë përcaktues i politikave në Kosovë”, kështu ka thënë Molliqaj në emsionin ‘Pressing’
Sipas tij, pa ndihmën e PSD’së s’do të kishte qenë e mundur edhe taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.