Molliqaj: Nuk e kam goditur Haki Abazin, le të gënjejë kush të dojë
Dardan Molliqaj nga radhët e PSD-së ka sqaruar rreth fjalosjes me Haki Abazin.
Molliqaj në Rubuikon tha se ai nuk e ka goditur Abazain dhe se sipas tij kjo është një gënjeshtër
“Asgjë nuk ka ndodhë në debat, mendoj që nuk ka diçka që mundem me thonë. Po më ka ftu policia për nja 15 është përfundu, ajo ça mujë me thonë se edhe pjesa pas debatit ka pas kamera asnjëna palë nuk mundet me shtrëngu të vërtetën. Vajtimi i tyre është sepse po dojnë me humb vëmendjen sepse në cdo debat të tyre kanë dalur të humbur. Asgjë nuk ka ndodhë jashtë asaj, njerëzit janë rrëzuar duke ikur nga sallat, le të gënjen kush të dojë. Janë duke rrejtë në rrenënn e radhës”, tha Molliqaj.