Modric i qëndron besnik Realit, refuzon ofertën 200 milionëshe nga Arabia Saudite
Luka Modric ka refuzuar një ofertë të kontratës trevjeçare me vlerë rreth 200 milionë euro nga Al Hilal, ka raportuar eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio.
Pak më parë, Karim Benzema nuk i rezistoi dot një oferte tërheqëse nga Al Ittihad, duke vendosur të largohet nga Bernabeu pas 14 vitesh qëndrimi në Spanjë.
Ka pasur spekulime se edhe Luka Modric gjithashtu do të ndjek rrugën e Benzemas e Ronaldos duke u transferuar në Ligën Pro Saudite, veçanërisht kur Real Madrid bleu Jude Bellingham për të forcuar mesfushën.
Megjithatë, me besimin e trajnerit Ancelotti, ai vendosi të qëndrojë kur Real Madridi kishte ende nevojë për lojtarë me përvojë, një i tillë siç është Luka Modric.