Modelja thyen rrjetin me një video “eksploziv” (Video)
Ditë pas dite Aurah Ruiz ka kaluar kohë të vështira për shkak të sëmundjes që ka djali i saj, me ish-partnerin Jese Rodriguez, që kanë qenë të martuar kur futbollisti ishte tek Real Madridi.
Modelja rrëfen gjithmonë në media vështirësitë e saj që ka në luftën me sëmundjen e djalit, si dhe braktisjen që i ka bërë babai Jese. Madje ajo ka pranuar se shpeshherë ka menduar vetëvrasjen për shkak të depresionit dhe gjendjes së rënduar emocionale.
Gjithsesi ish-banorja e “Big Brother” në Spanjë, vijon karrierën e saj si modele dhe në llogarinë e saj në Instagram ka vetëm gjëra të bukura për t’u shijuar, si kjo video e hedhur së fundi, ku Aurah reklamon një palë bikini, që duket se është në formë tepër të mirë teksa vera po afron.
Reagime të shumta kanë shkuar në drejtim të saj për këtë video, duke ndezur interes të madh tek ndjekësit, që e kanë shpërndarë me mijëra herë pamjet e bukuroshes spanjolle. /FaktePlus