Modelja e njohur: Sheikët e Dubait më ofrojnë deri 100 mijë euro për një natë
Natalia Graibotto, është një nga femrat më të famshme në Instagram.
E ndjekur nga më shumë se 1.6 milionë perona në rrjetin më të frekuentuar Instagram ajo fiton shuma marramendëse nga postimet që bën.
Nga një postimi i vetëm i fotografive ajo fiton më shumë se 300 mijë euro në vit gjë e cila i mundëson të bëjë një jetë luksoze.
Së fundi 26-vjeçarja ka deklaruar se nuk i mungojnë as ofertat e shumta nga meshkujt për të kaluar një natë me të. Ajo u shpreh se mesazhet që i vijnë në privat janë tronditëse, transmeton indeksonline.
Graibotto thotë se ka njerëz të pasur nga Dubai që dëshirojnë t’i sjellin avionin e tyre privat, ose i ofrojnë nga 40 mijë, 70 mijë, ndonjëherë edhe 100 mijë euro vetëm për të qenë në shoqërinë e saj, çoftë vetëm për një natë.
.
Bukuroshja braziliane thotë që më së shumti është e habitur nga ofertat e këngëtarëve dhe futbollistëve të famshëm, të cilët i bëjnë propozime të panumërta nëpër mesazhe, edhe pse në Instagram-et e tyre edhe pse duket se kanë jetë të lumtur me bashkëshortet./FaktePlus