Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti – LDK kërkon qeveri të re të unitetit
Grupi parlamentar i LDK-së ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mos besimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Përveç arsyes së mbledhjes së nënshkrimeve për mocion mosbesimi, dokumenti tregon edhe për hapat që do të ndërmerren pas mbledhjes së nënshkrimeve.
Në mocion, LDK-ja kërkon që Qeveria e ardhshme, e krijuar, të jetë stabile dhe e unitetit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës erdhë në pushtet me besimin për ndryshim, por ajo në momentumin e ri, në aspekt të zhvillimit ekonomik të vendit, sundimit të ligjit, luftimit kundër korrupsionit dhe konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, ndërsa kryeministri në më pak se 50 ditë pune, përmes mos veprimit dhe pozicionimit jokonstruktiv në raport me partnerët strategjikë në përgjithësi dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti, ka pamundësuar funksionimin e saj” thuhet në fillim të arsyetimit.