Mobilizohet Vushtrria për ta luftuar Coronavirusin, mblidhet shtabi emergjent
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, e që numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 63.
Rastet e konfirmuara janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe.
Kështu Vushtrria është komuna më e re që është shtuar në hartën e komunave prekura me koronavirus në vend.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i pyetur se si është gjendja në komunën që udhëheq.
Ai ka konfirmuar se do ta mbledh shtabin emergjent.
“Jam duke hy në mbledhje të shtabit emergjent e me pas do të njoftojmë”, ka thënë shkurt Tahiri.