MKRS njofton për agjendën e ceremonisë mortore për Nexhmije Pagarushën
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka lëshuar një komunikatë përmes të cilës ka njoftuar për Agjendën e Ceremonisë Mortore për Nexhmije Pagarushën.
Nesër (09 shkurt 2020), në Prishtinë, do të organizohet ceremonia mortore për Bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, thuhet në njoftim.
Duke filluar prej orës 9:00 – 11:00 do të mbahen homazhet për nder të saj në Teatrin Kombëtar të Kosovës, më pas nga 11:00-11:30 do të mbahet akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.
Në 11:30 – 12:00 do të bëhet nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar duke parakaluar përgjatë sheshit “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” deri tek Hotel Grand.
Njoftohen se të gjithë qytetarët mund të marrin pjesë në parakalimin e kortezhit, pastaj ceremonia e varrimit do të jetë private/familjare.