Mjeku tregon për plagët e 25 vjeçarit të vrarë në Ferizaj
Nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e një 25 vjeçari në Ferizaj, ka folur edhe mjeku i cili së bashku me ekipin e tij shkuan t’i dilnin në ndihmë personit të qëlluar.
Mjeku ka thënë se ekipi i emergjencës është vonuar vetëm për tre apo katër minuta, por edhe pse kanë arritur shpejt ne vendngjarje nuk kanë mundur ta ndihmojnë.
“Kur jemi njoftu për rastin, ekipi ka qenë në terren. Mund të themi se jemi vonu vetëm 3-4 minuta dhe kemi arritur këtu”, ka thënë mjeku.
Sipas tij, personi i qëlluar nuk ka dhënë shenja jete pasi që plaga ka qenë aq e rëndë sa nuk ka pasur hapësirë për intervenim.
“Ai ishte pa shenja jete. Plaga ka qenë e tillë sa që s’ka mundur të ketë intervenim”, është shprehur mjeku.
Rasti i vrasjes ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30 te rrethrrotullimi afër stacionit të autobusëve në Ferizaj./FaktePlus