Mjeku i papunë nga Vushtrria, vullnetarisht në ndihmë të kolegëve të tij
Sot është shënuar rasti i parë me koronavirus në qytetin e Vushtrrisë. Një 73 vjeçare me banim me fshatin Studime e ulët-Vushtrri është personi i infektuar.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk po mund të rri i qetë në shtëpi duke ditur që dikush mund të ketë nevojë për ndihmën e tij profesionale, andaj nga sonte ka thënka thënë se Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë mund të llogarisë në shërbimin e tij.
Postimi i tij:
E perjetova me shqetesim te thelle lajmin e fundit ne lidhje me te infektuarin e pare ne Vushtrri. Sot te gjithe ne jemi perballe nje armiku te padukshem qe ka ndryshuar teresisht jeten tone, na ka lodhur e shqetesu familjet tona.
Nuk po mundem asesi te rri i qete ne shtepi duke ditur qe dikush mund te kete nevoje per ndihmen time.
Gjithe pervojen time profesionale, me aq sa di e mundem nga sonte Drejtoria e Shendetesise ne Komunen e Vushtrrise le te llogarise ne sherbimin tim.
Une vullnetarisht me pergjegjesine me te larte morale i ofrohem qytetareve te Vushtrrise.
Me besim te madh tek Zoti, familja e shoqeria ne do te i’a dalim ta mundim edhe kete virus.
#RriNeShpi
E perjetova me shqetesim te thelle lajmin e fundit ne lidhje me te infektuarin e pare ne Vushtrri. Sot te gjithe ne jemi…
Julkaissut Visar S. Xhafa Tiistaina 24. maaliskuuta 2020