Mjekët paralajmëruan protestë, Rama i pret në takim
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor të cilët një ditë më parë paralajmëruan një grevë njëorëshe pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Mjekët kanë bërë katër kërkesa kryesore në këtë situate pandemie që pritet të përkeqësohet me uljen e temperaturave dhe shfaqjen e gripit stinor.
Ata kërkojnë shpalljen “Dëshmorë të Kombit” personelin shëndetësor që humb jetën duke luftuar COVID-19, sigurimin e jetës së personelit shëndetësor me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë, rritje te trajtimit financiar të personelit shëndetësor, si dhe kushte optimale në punë për parandalimin e infeksionit.
Policia nuk e lejoi protestën për shkak të rregullave që ndalohen tubimet gjatë pandemisë, por menjëherë reagoi kreu i qeverisë Edi Rama i cili i ftoi në një takim përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor.