Mjekët: Anti-trupat e krijuar me luftimin e koronavirusit nuk ofrojnë imunitet ndaj tij
Edhe nëse një person konstatohet të ketë anti-trupat kundër koronavirusit, kjo nuk nënkupton që ai krijon imunitet ndaj tij, sipas pretendimeve të mjekëve.
“Vetëm sepse keni antitrupa nuk do të thotë se keni imunitet,” tha të premten Carlos del Rio, dekani i asociuar ekzekutiv i Shkollës së Mjekësisë Emory në Gjeorgji, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.
“Të gjithë po tregohen optimist për anti-trupat e krijuar nga luftimi i koronavirusit. Por, kjo mbetet vetëm një supozim”, Kelly Wroblewski, drejtori i Shoqatës së Laboratorëve të Shëndetit Publik “, drejtori i sëmundjeve infektive, shtoi në një prononcim për Politico.
Të hënën, zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit pranuan se nuk janë të sigurt se një person nuk arrin të infektohet për herë të dytë nga virusi pandemik.
Ekziston një garë globale për të zhvilluar jo vetëm teste të sakta të antitrupave, por teste të lehta, diagnostikuese për të treguar nëse një person është infektuar.
FDA së fundmi miratoi testin e parë diagnostikues të pështymës që u zhvillua nga Shkolla e Mjekësisë Emory.
Ajo ka aprovuar vetëm një test të antitrupave, por mbetet e paqartë kur dhe ku do të vihet në dispozicion.