Mitrovicasi ishte me gruan e dy fëmijët, por polici e dënoi 35 euro për maskë: “Për qejf po të dënoj”
Një qytetar nga Mitrovica ishte duke lëvizur rreth orës 14:00 në Lagjen e Boshnjakëve, kur u ndalua nga Policia.
Ai thotë se, ani pse ishte me gruan dhe dy fëmijët, u dënua nga polici me numër 2429.
Qytetari thotë se e ka njoftuar zyrtarin policor se është me familje, mirëpo ai kishte insistuar ta dënonte.
Qytetari i ka thënë “Jepi zë” se, kur e pyeti policin pse po e dënonte, ai thotë se polici iu përgjigj “për qejf”.
Policit i është kërkuar nga qytetari që në dënim ta shkruante se ishte me familjarë, por ai e kishte shkruar vetëm “me 3 persona”.
“Më dënoi vetëm për qejf, pasi unë e njoftova se jam me gruan dhe fëmijët. Ai thoshte “për qef” kur e pyesja pse po më dënonte”, ka thënë qytetari me mbiemrin Trepça.
Ndërkohë, ai ka dëshmuar edhe numrin e policit dhe ka thënë se ishte shqiptar. Tjetri polic, që sipas tij ishte serb, i ka kërkuar të mos e dënonte, por ai kishte insistuar që ta bënte “për qejf”.
Sidoqoftë, qytetari e mori dënimin prej 35 eurosh, dhe për këtë thotë se do ta dërgojë në gjykatë
Ndryshe, hiç më larg se sot, avokatët i kërkuar policëve që vetëm ta zbatojnë ligjin me qetësi e jo të dënojnë qytetarët.