Misteri i cili zgjat me vite: Kush e ka harruar aeroplanin në aeroport
Deri sa shumë aeroplan përfundojnë në hedhurina, rrallëherë ndodh që aeroplanë funksionalë të lihen të braktisur në aeroporte.
Mirëpo, ekziston edhe ana tjetër – në një aeroport spanjoll si rekuizit nga një kohë tjetër qëndron një aeroplan. Zyrtarët e aeroportit Adolfo Suarez-Madrid Barajas përpiqen ta gjejnë pronarin e aeroplanit, i cili ka vite që është “i parkuar në pistë”.
Drejtoresha e aeroportit Elena Majoral ka bërë një noftim zyrtar se “aeroplani me sa duket është braktisur” në aeroport.
Fjala është për aeroplanin McDonnell Douglas MD87, numri i regjistrimit i të cilit është EC KRV.
Që misteri të jetë edhe më i madh, askush nuk mund ta thotë me saktësi se sa kohë është i parkuar ai aeroplan.
Duhet përkujtuar se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Malajzi para disa vitesh, kur është bërë e ditur se tre boeingë të mëdhenje presin pronarët të braktisur në aeroport.