“Misioni Special” i Hagës u dërgon ftesa tre njerëzve të SHIK-ut
Gjykata Specila tashmë po vazhdon me dërgimin e ftesave për ish-ushtarët e UÇK-së.
Kadri Veseli, Ferat Shala e Elmi Reçica tashmë kanë marrë ftesë nga Specialja.
Veseli, Shala, e Reçica përveç që kanë qenë ushtarë të UÇK-së, kanë drejtuar edhe Shërbimin Informativ të Kosovës-SHIK.
Ftesën e parë nga Specialja e kishte marrë shefi i kësaj organizate, Kadri Veseli I cili ëhstë intrevistuar në Hagë vitin e kaluar, shkruan FaktePlus.
Veseli e mori ftesën më shtatë nëntor, ndërsa në Hagë u paraqit më dhjetë dhjetor të vitit 2019.
Menjëherë pas marrjes së ftesës, Veseli, ka folur para mediave për këtë ftesë, duke thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht.
“Gjithë jetën kam qenë i angazhuar për të mirën e Kosovës dhe këtë e kam bërë tërësisht në baza vullnetare dhe me përkushtimin më të lartë. E kam nisur si fëmijë, si nxënës i shkollës fillore në Mitrovicë, me demonstratat e prillit të vitit 1981, si pjesëmarrës, e pastaj në shumicën prej tyre edhe si organizator dhe drejtues. Nga mesi i viteve ’80, unë kam hyrë me ideal në organizatat patriotike, anti-jugosllave, për ta kundërshtuar robërinë dhe për të punuar për lirinë. Kam qenë i bekuar që isha një ndër ideatorët dhe themeluesit e saj, luftëtar i lirisë deri në çlirimin e vendit”, ka thënë Veseli.
Nëdrsa, në fillim të këtij viti ftesë nga Gjykata Speciale kanë marrë edhe dy personat e tjerë të SHIK-ut.
Ferat Shala, ditë më parë ka treguar se ka marrë ftesë nga Specialja.
Shala, ka thënë se ai do të intervistohet më 5 shkurt të këtij viti.
“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime”, ka deklaruar ai.
Së fundmi, gjatë ditës së sotme ftesë nga kjo gjykatë ka marrë edhe Elmi Reçica.
Vlen të theksohet se Specialja ka përmbyllur vitin 2019 me mbi 200 ftesa për ish- ushtarët e UÇK-së.
Ndonëse ende nuk ka pasur aktakuza, avokatët thonë se kjo pritet të ndodhë më 2020-n, meqë Prokuroria është në prag të përfundimit të hetimeve.
Mirëpo kjo Gjykatë, që pritet t’i hetojë krimet që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë, ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë./FaktePlus