Mishi i prishur i kurbanëve dyshohet t’u jetë shpërndarë familjeve në nevojë (Foto)
Agjencia e Lajmeve FaktePlus i ka siguruar disa fotografi, në të cilat shihen pako me mish të prishur të kurbanëve, të cilat dyshohet se u janë shpërndarë familjeve në nevojë për nder të festës së Kurban Bajramit.
Këto fotografi tregojnë edhe për batjen joadekuate të këtij mishi përmes kombibusit i cili nuk ka frigorifer për ruajtjen e produkteve të tilla.
Sipas burimeve të FaktePlus, prej të cilave i ka siguruar këto fotografi, thonë se këtë mish e ka shpërndarë Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).
Për ta vërtetuar këtë, FaktePlus ka kontaktuar me zëdhënësin e BIK-ut, Ahmet Sadriu, i cili ka thënë që të mos jetë në dijeni për këtë gjë, edhe pse nëpër këto pako me mish shihen logot e BIK-ut.
“Nuk kam informata për këtë, jam edhe në një takim, nuk mundem njëherë”, ka thënë shkurt Sadriu për FaktePlus.
Shpërndarja e mishit të kurbanit është bërë në bashkëpunim mes BIK-ut dhe Shoqatës Humanitare “Bereqeti”./FaktePlus/