Miratohen për përdorim dy ilaçe me bazë kanabisi
Dy ilaçe me bazë kanabisin, të përdorura për të trajtuar epilepsinë dhe sklerozën e shumëfishtë, janë miratuar për përdorim nga NHS në Angli.
Kjo vjen pas udhëzimeve të reja nga organi këshillues i ilaçeve NICE, i cili shikoi produktet për disa sëmundje.
Organizata të ndryshme e kanë mirëpritur këtë veprim, megjithëse disa që kanë luftuar për qasje në ilaçe të tilla kanë thënë se nuk është bërë aq sa duhet.
Të dy ilaçet janë zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe ato janë rritur.
Mjekët do të jenë në gjendje të përshkruajnë Epidyolex, për fëmijët me dy lloje të epilepsisë së rëndë – sindromi Lennox Gastaut dhe sindromi Dravet – të cilat mund të shkaktojnë sulme epileptike të shumta në ditë.