Ministrja Haxhiu priti në takim përfaqësuesit nga AVONET
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të rrjetit të organizatave joqeveritare – AVONET, Kenan Gashi si dhe Koordinatorin, Arlind Avdyli, me të cilët ka bashkëbiseduar për të gjeturat e këtij rrjeti të organizatave si nivel lokal ashtu edhe atë qendror.
Ministrja Haxhiu e ka vlerësuar aktivitetin e AVONET dhe është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar në të gjitha çështjet me interes të përbashkët.