Ministrja Haradinaj-Stublla: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mishërim i lirisë, demokracisë dhe madhështisë globale
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mishërim i lirisë, demokracisë dhe madhështisë globale, ka thënë Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA- së.
Kryediplomatja e Kosovës tha se festa e Pavarësisë së SHBA-ve, e 4 Korrikut, është festë edhe e popullit të Kosovës, dhe se flamuri amerikan do të valojë përherë mbi shtetin e Kosovës.