Ministrja belge e Punëve të Jashtme del pozitive për koronavirus
Ministrja e Jashtme belge Sophie Wilmès ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur të shtunën, vetë Wilmès.
“Rezultati i testit tim Covid është pozitiv”, shkroi ajo në Twitter. “Kontaminimi ka ndodhur brenda rrethit tim familjar”, raporton Politico.
Wilmès, e cila udhëhoqi situatën pandemike në Belgjikë si kreu i qeverisë së përkohshme deri më 1 tetor, u fut në vetizolim të premtën pasi filloi të përjetonte simptoma.
Kufizimet e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi të hënën, do mbyllin baret dhe restaurantet për një muaj.
Ministri i jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, është gjithashtu në karantinë në shtëpi pas rezultimit pozitiv për koronavirus.