Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa ligjore ndaj deputetes që publikoi diagnozën e pacientëve
Ministria e Shëndetësisë në krye me Arben Vitinë ka paralajmëruar masa ligjore ndaj deputetes së AAK-së, Time Kadrijajt, e cila publikoi diagnozën dhe identitetin e persona që janë liruar nga karantina në Qendrën e Studentëve.
Ndryshe, deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka liruar nga karantina disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.