Ministria e Shëndetësisë hap konkursin për 1034 specializime, ja si duhet aplikuar
Ministria e Shëndetësisë ka shpallur sot konkursin për 1034 specializime në lëmi të ndryshme mjekësore.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se ky proces ka qenë i bllokuar për 4 vite, ndërsa krahas luftës së përditshme dhe shumë sfiduese me pandeminë, Msh ka punuar paralelisht edhe në procese të tjera, me interes të madh për shëndetësinë kosovare.
“Një prej tyre është ky proces, ku falë punës së shkëlqyer të Bordit Qendror për Shkollim Specialistik, e si prioritet i Ministrisë dhe Qeverisë, ne arritëm këtë proces të bllokuar tash e 4 vite, ta zhbllokojmë për vetëm 3 javë. Është një proces ndër më të rëndësishmit për profesionistët shëndetësor, tha Ministri Zemaj.
Ai theksoi se për 4 vite, 4 gjeneratave u është mohuar specializimi, duke shkaktuar kështu deficit të kuadrove profesionale në shumë lëmi specialistike, tejet të nevojshme për sistemin shëndetësor të Kosovës.
Këtu keni linkun e konkursit, ku jepen hollësi për lëmitë ku mund të specializohet, kushtet që duhet të plotësoni dhe detaje të tjera: