Ministria e Mbrojtjes shpall tender 2 milionë euro për furnizim me çizme ushtarake
Ministria e Mbrojtjes, në krye me Armend Mehajn, ka shpallur tender në vlerë 2 milionë euro për furnizim me çizme ushtarake për nevoja të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.
“AK i MM-se ka për qellim qe te lidhe një kontratë kornizë 36 muajsh , me një OE qe do te ketë kapacitet, ekonomik, teknik dhe profesional te kryej furnizimet me çizmet ushtarake verore dhe çizme ushtarake dimerore për nevoja të FSK-së, sipas kërkesës dhe nevojave te AK, ne perputhje te plot me specifikat teknike te dhena ne DT aneks 1 (specifikacioni teknik I detyrueshem )”, thuhet në njoftim.
Saktësisht, kërkohet furnizimi me 8 mijë e 500 palë çizme ushtarake verore dhe 8 mijë e 500 palë çizme ushtarake dimërore.
Kompanitë e interesuara për të kryer këtë furnizim kanë afat që të dorëzojnë ofertata e tyre deri më 19 maj, në orën 14:00.
“Të gjitha procedurat e prokurimit me vlera të vogël, të mesme dhe të madhe, do të zhvillohen vetëm në formën elektronike. Te gjitha informatat për aktivitetet e prokurimit për të cilat zhvillon AK MM mundet ti gjeni edhe në adresën https mod.rks-gov.net Përgatitja dhe dorëzimi I ofertave nga ana e OE si dhe pranimi i ofertave nga ana e AK do te behën vetëm në formën elektronike nëpërmjet platformës se e- prokurimit elektronik, dhe nuk pranohet dorëzimi fizike I ofertave. Te gjitha kërkesat e dhëna ne dosjen e tenderit dhe ne njoftimin për kontrate duhet te dorëzohen dhe janë pjese e ofertës, e te nënshkruhet dhe vulosen sipas kërkesave te përcaktuar ne dosjen e tenderit dhe ne përputhje me legjislacion ne fuqi”, thuhet në dosjen e tenderit./Gazeta Express