Ministria e Mbrojtjes pas vërshimeve: FSK në gjendje gatishmërie, po ndihmojmë qytetarët
Ekipet e Kërkim -Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) janë duke realizuar operacionet e Kërkim Shpëtimit pas vërshimeve të ujit gjatë ditëve të fundit.
Shumë qytete, fshatra janë vërshuar nga uji i shirërave të fundit në vend.
Ekipet emergjente kanë bërë evakuimin e shumë familjeve në disa zona ku kanë mbetur në ngujuar nga uji i madh.
Në kuadër të kësaj gjendje komuna janë mobiluzuar për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Një punë të veçantë po e bëjnë e pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës- FSK-së, të cilët po ndihmojnë shumë qytetarë.
Nga ministria e Mbrojtjes për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus kanë thënë se FSK e ka ngritur gjendjen e gatishmërisë dhe është duke realizuar operacione.
Nga Ministria e Mbrojtjes po ashtu kanë thënë se operacione kërkim shpëtuese do të vazhdojnë deri në normalizimin e situatës.
“FSK e ka ngritur gjendjen e gatishmërisë dhe është duke realizuar operacione në disa zona në Kosovë, duke u munduar për t`ju dal në ndihmë qytetarëve të vendit, këto operacione do të vazhdojnë deri në normalizimin e situatës”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Mbrojtjes.
Ndryshe në vend pjesëtarët e FSK-së kanë intervenuar në disa zona ku shumë shtëpi janë vërshuar nga uji i madh si dhe janë ngujuar disa familje.
Në anën tjerër edhe Institucionet Qëndrore kanë pohuar se do të jenë të mobilizuar varësisht sipas situatës. Disa komuna kanë formuar edhe komisonet e tyre vlerësuese për dëmet e vërshimeve./FaktePlus
Pamje se si ekipet e FSK-së po u ndihmojnë qytetarëve të largohen me varkë nga shtëpitë e tyre
https://fakteplus.net/vershimet-ne-fushe-kosove-evakuohen-tri-familje-nga-bardh-i-madhi/