Ministria e Jashtme bën thirrje për regjistrimin e mërgatës
Edhe 12 ditë do të përmbyllet afati i regjistrimit për diasporën, që zyrtarisht i bie më datën 31 gusht.
Me ç’rast, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë thirrje që qytetarët të regjistrohen.
“Të dashur mërgimtarë, ju ftojmë të bashkoheni në procesin e regjistrimit të mërgatës, i cili është i hapur deri më 31 gusht”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Deri më tani, në procesin e regjistrimit të popullsisë janë regjistruar mbi 600 mijë qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës.
Ndërkaq, në regjistrimin e fundit të mbajtur këtë vit, Kosova ka ka 1.586.659 banorë rezidentë sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.