Ministria e Financave prezanton masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike
Gjatë ditës së sotme Ministria e Financave do të prezantojë masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike.
Kjo do të jetë mbështetje e menjëherëshme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.
Në këtë prezantim të masave do të marrin pjesë, kryeministri Albin Kurti, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Johannes Madsen Stenbaek.
Prezantimi i masave do të bëhet në ora 09:00 në objektin e Qeverisë.