Ministria e Financave merr vendim 10 përqindëshin e Trustit
Ministria e Financave ka marrë vendim për moskompensim të tërheqjes së 10 për qind nga Trusti Pensional.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi.
Sipas Krasniqit, MF-ja e ka paraparë se ky vendim është më i drejtë si shkak i mjeteve në diferencë te qytetarëve.
“Ministria e Financave ka marrë vendim që mos të kompensohen mjetet e tërhequra nga Trusti. Kjo pasi që e kemi parë që ka një diferencë të madhe në pasqyrën e qytetarëve”, tha ai për eo.
“Kemi qytetarë që ka vetëm 100 euro dhe të tjerë me 5 mijë ose 10 mijë euro. atëherë kjo do të ishte e padrejtë që të kompensohen këto mjete”, ka thënë Krasniqi.