Ministria e Agim Veliut mbetet pa letër, qytetarët në pritje për t’u pajisur me letërnjoftim
Tash e disa ditë qytetarët e Kosovës nuk po mund të pajisen me letërnjoftima të rinjë. Nuk po mund t’i ndërrojnë as ata të vjetrit.
Krejt kjo për shkak të mungesës së materialit egzistuaes për leternjoftima. Të gjithë aplikantët për këtë çështje duhet të presin ende për një datë të pa caktuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Agim Veliu.
Të gjitha zyrat e regjistrit civil nëpër komunat e Kosovës ende nuk janë furnizuar me këtë material sa që qytetarët edhe janë frustuar me këtë pritje.
FaktePlus ka kërkuar nga ministria se deri ku ka shkuar procedura për furnizim me material për leternjoftim dhe se kur pritet të përfundoj ky problem, këtë të fundit kanë preferuar të referohet komunikata e fundit e ministrisë.
Nuk kanë asnjë informatë tjetër.
MPB njoftimin e lëshuar javën e kaluar ishte arsyetuar për vonesat me këtë material. Ata thonë se shkak i pandemisë ka sjellë deri tek problemet me furnizim me këtë material.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se shkaku i pandemisë, Agjencia e Regjistrimit Civil nuk ka arritur që të kryej procedurat e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime dhe se si pasojë, shumë qytetarë që kanë aplikuar për letërnjoftim nuk kanë arritur që të pajisen në kohën e paraparë.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, MPB’ja ka bërë me dije se deri në furnizimin me këtë material, për kryerje të shërbimeve mund të përdoret pasaporta valide e Republikës së Kosovës.
“Gjithsesi, Ministria e Puneve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që në afat sa më të shkurtër kohor të furnizohet me material të nevojshëm, në mënyrë që të bëjë të mundur të pajisen me letërnjoftime të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë./FaktePlus
Cilat janë procedurat për të aplikuar për një leternjoftim?
- Ku aplikohet për letërnjoftim (LNJ.) të Kosovës?
Në Qendrën Komunale për Pajisje me Dokumente (QPD) mund të aplikoni në çdo QPD të Kosovës, apo edhe jashtë zyrës së QPD-së (sipas neni 10).
Procedurat apo llojet e aplikimit për pajisje me letërnjoftim:
Për herë të parë, për ripërtërije / ndërrim të dhënave, në rast të humbjes/vjedhjes apo konfiskimit, dëmtimit, skadimit të vlefshmërisë, e në raste të veçanta edhe para skadimit.
Çfarë kërkohet për pajisje me letërnjoftim të Kosovës?
2.Nëse aplikon për herë të parë, dhe jeni i moshës 16 -18 vjeç : (Përjashtimisht e personat e kësaj moshe që kanë fituar zotësinë e plotë të veprimit me vendim nga organi kompetent)
Duhet të jetë prezent personalisht dhe i shoqëruar nga njëri prind apo kujdestari.
Aplikanti sjell – prezanton në origjinal këto dok si në vijmë:
Ekstraktin e lindjes origjinal për shikim dhe të dorëzojë një (1) kopje për aplikim apo nëse ka pasaportë të RKS dhe nuk ka ndërrim te të dhënave, mund të aplikojë vetëm me pasaportë ,duke e dorëzuar kopjen e pasaportës.
Pasaportën e RKS si fëmijë , (nëse e posedoni , në rast të humbjes – raporti policor)
Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)
Vendimi për fitim të shtetësisë (i lindur jashtë RKS-së dhe ka fituar shtetësinë)
Prindi, apo kujdestari prezanton dok. e vetë të identifikimit të vlefshme të RKS (një kopje).
2.1. Ripërtërije /ndërrim te të dhënave humbje apo konfiskim apo dëmtim i LNJ., si në vijmë
Ta prezantoi Letërnjoftimin ,origjinal për shikim dhe ta dorëzoi një (1) kopje, atëherë kur aplikohet për ripërtëritjen.
Në rast të ndërrimit te të dhënave në Letërnjoftim kërkohet edhe Ekstrakti i lindjes.
Raportin policor për humbjen/vjedhjen (i përkthyer në gjuhët zyrtare)
Raportin për konfiskimin (nëse nuk posedon – deklaratë sqaruese / plotësuese)
Dokumenti i dëmtuar – tregohet (një kopje)
Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)