Ministri tallet me tenderin e 100 mijë eurove për kafe dhe express: Unë nuk pi makiato tash e 10 vite
Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka reaguar ndaj shkrimeve se kabineti i tij do të shpenzojë 100 mijë euro euro për shërbime hotelerie në bufen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Për këtë tender ditë më parë ka raportuar edhe FaktePlus.
Në ministrinë që drejtohet nga Valdrin Lluka, brenda tre viteve të ardhshme do të konsumohen 10 mijë expresso, 3 mijë makiato të madhe, 10 mijë makiato të vogla, 3 mijë e 500 makiato pa plumb. Nuk do të mungojnë as çajat, pijet e gazuara e ato energjetike.
Ministri Valdrin Lluka i çon rreth 100 mijë euro, në makiato, expresso e bambi
Lluka, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook është mundua htë sqarohet rreht këtij tenderi, duke u tallur me paratë e shtetit.
Ndërsa, duke ironizuar ka shkruar se tash e 10 vite nuk konsumon makiato kurse bambin që 30 vite.
Postimi i tij i plotë:
Për dhe rreth tenderit per makiato dhe bambi me vlerë prej 100,000 EUR në MZHE ☕️🧃🥛
Edhe pse fillimisht nuk desha te reagoj ndaj këtij lajmi klikim-fitues, por ndihem i obliguar të paktën të bëj një sqarim për opionionin se unë bëj tenderë të tillë.
Së pari, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, është një buxhet rreth 500 EUR në muaj që mund të shpenzohet për kafe dhe gjëra të tilla për pritje të mysafirëve, takimeve të ndryshme. Ky buxhet, para ardhjes sime, gjithmonë është tejkaluar, kurse unë e kam përgjysmuar. Pra, si minister, të vetmën kohë kur pihen kafet e lëngjet janë gjatë takimeve të shumta që kam në kabinet. Sa për info, që 10 vite nuk konsumoj makiato e as bambi që 30 vjet :-).
Së dyti, tenderi prej 94,800 EUR që është fituar, është për 3 vitet e ardhshme, informatë që asnjë nga këto portale nuk e kanë cekur. Pra po flasim për një tender për rreth 31,600 eur në vit, që sipas Drejtorit të Prokurimit dhe Sekretarit të Ministrisë, është ministria me më së paku hargjime në tërë Qeverinë e Kosovës. Unë kam kërkuar sqarim posa e pash këtë lajm, duke mos qenë i njoftuar aspak për këtë tender, dhe kjo është përgjigja nga zyra e prokurimit. (Shih foton e bashkangjitur)
Së treti, Ministri në një ministri është kryesisht i njoftuar për tender të vlerave të mëdha, mbi 200,000 EUR ku edhe jam i obliguar të nënshkruaj. Për tenderë nën këtë vlerë, ministri nuk nënshkruan asgjë dhe shpesh shpallet tenderi, përzgjidhet fituesi dhe as nuk kam njohuri për një procedurë të tillë, sidomos për tenderë të zakonshëm, të përvjetshëm. Këto janë punë të shërbimit civil të cilët janë në ministri në mënyrë permanente. Me këtë dua të tregoj që nuk përzihem asnjëherë në tendere, lere mo t’i keqpërdori ato.
Unë e kuptoj që ka gazetarë që me çdo kusht mundohen të bëjnë lajme për t’i fituar disa klikime. Shpresoj që ato portale t’i fitojnë edhe disa klikime nga ky status sqarues. ♥️/FaktePlus