Ministri Shala: Qëndroj i pa lëkundur për kontroll të cilësisë dhe pastrimin e rezervuarve të naftës
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka thënë se do të qëndroj i palëkundur sa i përket nënshkrimit të udhëzimit administrativ për kontrollin e cilësisë dhe mbrojtjen e konsumatorit, duke detyruar pompat e derivateve që të pastrojnë rezervuarët e tyre çdo tre vite.
Kjo vije pas kundërshtimit të naftëtarëve të Kosovë, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë thënë se nuk do të pajtohet me këtë vendim të MTI-së për shkak se i dëmton ata financiarisht, shkruan FaktePlus.
“Duke marrë parasysh ankesat disa vjeçare për cilësi të dobet të derivateve në tregun tone dhe pas analizave përkatëse të ekspertëve, kamë nënshkruar udhëzimin administrativ i cili i obligon të gjitha pikat shitëse por njëkohësisht edhe ato deponuese që merren me tregtinë e karburanteve të naftës që të pastrojnë rezervuarët për çdo tre vite”, ka thënë ministri Shala.
Sipas tij pastrimi do të bëhet në përputhje të plotë me standardet evropiane, të garantoj sigurinë e punëtorëve, mbrojtjen e ambientit dhe duke rritur kualitetin e këtyre produkteve në tregun vendor
“Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri administrativ tashmë secila kompani që licencohet dhe rilicencohet për tregti me derivate të naftës do ta ketë edhe njërin nga kriteret kyçe pastrimin e rezervuarëve. Pastrimi do të bëhet në përputhje të plotë me standardet evropiane, të garantoj sigurinë e punëtorëve, mbrojtjen e ambientit dhe duke rritur kualitetin e këtyre produkteve në tregun vendor. Qëndroj i pa lëkundur për kontroll të cilësisë dhe mbrojtjen e konsumatorit. E.SH”, ka shkruar ministry Shala. /FaktePlus