Ministri Selimi: Do të shterojmë të gjitha mundësitë ligjore për kthimin e Nezir Mehmetajt në Kosovë
Ai sot është takuar me vëllaun e Nezirit, Agronin nga ku kanë folur për situatën e krijuar pas ngritjes së aktakuzës nga shteti serb.
Selimi ka thënë se e ka siguruar vëllaun e Nezirit se Kosova do t’i shterojë të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike për ta bërë të mundur lirimin e shtetasit kosovar nga akuzat.
Postimi i plotë:
I shqetësuar me mbajtjen në paraburgim tash e gjashtë muaj dhe ngritjen e aktakuzës ditën e djeshme nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte kundër shtetasit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetajt, kam pritur sot në takim vëllaun e tij, Agronin. E sigurova se do t’i shfrytëzojmë dhe shterojmë të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike që janë në dorën tonë, për ta bërë të mundur lirimin e shtetasit tonë nga akuzat dhe kthimin e shpejtë në Kosovë.