Ministri notoi 12 orë deri në breg pas rrëzimit të helikopterit – VIDEO
Ministri i Policisë së Madagaskarit Serge Gele është një nga dy të mbijetuarit e rrëzimit të helikopterit në anën verilindore të ishullit, shkruan Guardian. Pas rrëzimit të helikopterit, atij iu desh të notonte në breg për rreth 12 orë.
Njëkohësisht vijojnë kërkimet për dy pasagjerë të tjerë pas aksidentit të ndodhur të hënën, njoftoi policia dhe porti. Serge Gele dhe kolegu i tij oficer policie arritën në breg në qytetin bregdetar të Mahambo të martën në mëngjes veçmas, tha kreu i administratës së portit, Jean-Edmond Randriananten.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, Gele me uniformë kamuflazhi është shtrirë i rraskapitur në një shezlong. “Nuk është ende koha për të vdekur”, tha Gele, duke shtuar se nuk ishte i lënduar, por kishte ftohtë.
Ekipet e shpëtimit gjetën 18 trupa, dhe supozohet se të paktën 39 persona kanë humbur jetën në atë aksident me helikopter. Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit.