Ministri Mustafa raporton për agjendën e reformave evropiane
Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajë mbledhjen e radhës, me ç’rast aty do të raportojë ministri i Punëve të Bredshme, Ekrem Mustafa.
Ministri pritet të jap hollësi për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA).
Po ashtu në këtë mbledhje të Komisionit për Integrime Evropiane do të shqyrtohet raporti plotësues për Projektligjin nr.06/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të ujit , me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.