Ministri Krasniqi i shprehë ngushëllime familjes Hazrolli
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti, Vesel Krasniqi, i ka shprehur ngushëllime familjes Hazrolli pas ndarjes nga jeta të ish- komandantit të UÇK-së, Shpejtimit.
Ministri e ka quajtur të trishtë lajmin për vdekjen e parakohshme të bashkëluftëtarit, bashkëvendasit dhe shokut, Shpejtim Hazrolli.
“Komandant Shpejtimi rrjedhë nga një familje atdhetare, ishte Komandant i UÇK-së, u shqua me trimërinë e tij dhe veprimtarinë e tij për çështjen kombëtare. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hazrolli, bashkëluftëtarëve, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Shpejtimin. Lavdi jetës dhe veprës suaj Komandant!”, shkroi ai në rrjetin social Facebook.