Ministri i Tregtisë dhe Industrisë emëron një këshilltar politik
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka emëruar një këshilltar politik.
Bëhet fjalë për Kastriot Sylejmanin, i cili emërimin e ka bërë të ditur përmes ‘Facebook’.
“Prej sot zyrtarisht, keshilltar i larte politik i ministrit te Tregtise dhe Industrise, Vesel Krasniqi. Na prifte e mbara”, ka shkruar ai, përcjell FaktePlus.
Sylejmani është pjesë e Nismës Socialdemokrate tash e një kohë. Ai më herët ka qenë gazetar.