Ministri i Shëndetësisë mbërrin në Infektivë, s’e thotë asnjë fjalë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zemaj bashkë me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, kanë arritur në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk janë deklaruar për media, rreth situatës së krijuar atje.
Brenda 24 orëve të fundit, në QKUK kanë vdekur 12 persona të infektuar me koronavirus.