Ministri i Financave reagon dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka shprehur dyshimet e tij se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është bërë përmes një bashkëpunimi ndërmjet institucionit të Presidentit dhe Gjykatës.
Bislimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky dokument është draftuar pak orë para publikimit të dekretit të presidentit të vendit në pasditen e 30 prillit.
“Mësohet që ky dokument është draftuar pak orë para publikimit të dekretit të presidentit të vendit në pasditen e 30 prillit.
Menjëherë pas publikimit të dokumentit, presidenti i vendit përmes një konference për media iu falenderua gjykatës kushtetuese për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndër vite”, ka shkruar Bislimi.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.