Ministri Hamza tregon se në çfarë mënyre po ndikon në rritjen e punësimit të të rinjve
Ministri i Financave Bedri Hamza, thotë se që nga marrja e mandatit ka vendosur si qëllim strategjik që buxhetin e shtetit ta mbushë përmes zhvillimit ekonomik të vendit dhe jo duke vendosur tatime të reja dhe duke ngritur tatimet ekzistuese.
Në frymën e kësaj, thotë Hamza, që nga dita e parë e marrjes së mandatit ka marrë hapa shumë të mëdhenj në politika fiskale duke liruar nga tatimi doganor të gjithë lëndën e parë, pajisjet e prodhimit, gjysmë produktet dhe pajisjet e IT për ta ndihmuar jo vetëm prodhimin por edhe punësimin e të rinjve dhe të rejave.
Falë këtyre politikave fiskale, thuhet në komunikatë, që nga dita e parë e lirimit janë liruar mallra në vlerë totale më shumë se 320 milionë euro, ndërsa vetëm në nivel të tatimeve deri më 30 mars 2019 janë 90 milionë euro të cilat nuk kanë hyrë në buxhet por i janë dhënë sektorit të prodhimit për ta filluar prodhimin e ri apo zgjeruar prodhimin ekzistues.
“Këto politika kanë dhënë rezultatet e para shumë pozitive në tri aspekte, në aspektin rritjes së numrit të prodhuesve ku sipas të dhënave të ASK-së më së shumti rritje të numrit të bizneseve ka pasur te sektori i prodhimit dhe te ai i ofrimit të shërbimeve, e dyta ka pasur efekt shumë pozitiv të numrit të punësuarave prapë sektori privat prinë, sipas te dhënave nga ATK shihet se numri i të punësuarave nga 2018 ka një rritje për rreth 15 mijë më shumë krahasuar me 2017, sidomos te sektori privat siç janë bizneset individuale, shoqëritë aksionare dhe Sh.P.K”, thuhet tutje.
Trend shumë pozitiv i prodhimit, thuhet në komunikatën e MF-së, po shihen edhe në tre muajt e parë të këtij vi
“Nga 1 janari deri më 30 mars janë 17 milionë euro tatime të liruara. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2018 ishte 13 milionë euro. Tani jemi duke e përgatitur paketën legjislative tatimore për ta sjellë sa më afër me direktivat e BE-së dhe për t’i thjeshtëzuar gjithë procedurat dhe eliminuar gjithë burokracinë për biznesin ku pa dyshim do të ketë një ulje të shpenzimeve dhe kursim të kohës që kalon biznesi duke humbur në procedura të ndryshme”, thuhet tutje.
Përveç me politika fiskale edhe me mjetet tjera, thuhet në komunikatë, Ministria e Financave po e ndihmon shumë biznesin duke i ofruar masa lehtësuese për t’i rritur aftësitë e punës te të rinjtë dhe të rejat përmes marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare, ku që nga dita e parë e marrjes së mandatit deri më sot vetëm në formë të granteve, për shkak të stabilitetit të qëndrueshëm mikro fiskal janë 184,096,000 milionë euro, me pas jemi duke e zhvilluar me ritme shumë të shpejta Fondin për Garantimin e Kredive për ti ndihmuar të gjitha bizneset e reja të cilat nuk kanë mundësi të ofrimit të një mbulese në Banka apo institucione tjera financiare.
“Deri më tani Fondi ka garantuar shumë, janë 93,822,838 milion euro kredi të lëshuara nga Institucionet Financiare të Regjistruara të cilat janë të shpërndara në 2409 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme”, përfundon komunikata. /FaktePlus