Ministri Gashi premton investime për Kullën e Azem Bejtë Galicës
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka treguar së mbrëmë ka vizituar Kullën e trimit të Drenicës, Azem Bejtë Galicës. Ai më këtë rast ka bërë me dije se së shpejti do të intervenojmë që kjo Kullë të ketë përkujdesje shtetërore dhe jetë e hapur për vizitorë.
“Mbrëmë, bashkë me Gjenaral Sami Lushtakun, vizitova Kullën e trimit të Drenicës, Azem Bejtë Galicës, ku premtova se së shpejti do të intervenojmë që kjo Kullë të ketë përkujdesje shtetërore dhe jetë e hapur për vizitorë. KG”, ka shkruar Gashi në Facebook.