Ministri flet për rastin në Drenas: S’mund të bëjë më shumë, s’dua të ndërhyjë në hetime
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka folur për rastin e abuzimit të së miturës në Drenas, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Integrime Europiane.
Kryetarja e këtij Komisioni e ka pyetur ministrin për atë se cili ka qenë bashkëpunimi i organeve kompetente për këtë çështje.
“Unë kam kërkuar menjëherë takim pas përhapjes së lajmit dhe kam kërkuar që të hetohet procedura e hetimeve se si ka rrjedhur menjëherë pas raportimit të rastit. Unë nuk mund të bëjë më shumë, pasi nuk dua që të ndërhyjë në hetime”, ka thënë Mustafa.
Ai shtoi se ka kërkuar që të merren masa ndaj abuzuesve urgjentisht si dhe kërkoi që ky rast të mos e zbeh besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës.
Ndërkaq, deputeti i pavarur Milaim Zeka tha se ndjehet i turpëruar që është deputet i legjislaturës kosovare.
“Marre më vjen që jam deputet në Kuvendin e Kosovës. Me seancën e jashtëzakonshme, Kosovës i ka dalë faqja e zezë nëpër botë”, ka thënë Zeka. /FaktePlus