Ministri Bytyqi premton përmirësimin e infrastrukturës shkollore në Deçan
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosajn, me të cilin diskutuan për zhvillimet në arsim, në veçanti për të arriturat dhe vështirësitë në fushën e arsimit në këtë komunë.
“Theksova se MAShT është gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar ngushtë me udhëheqësit e komunave, sepse ata i njohin më së miri vështirësitë në komunat që udhëheqin. Duke bashkëpunuar në këtë mënyrë, ne do të mund të zgjidhim problemet që mund të hasen, në kohë sa më të shkurtër”, ka thënë Bytyqi.
Po ashtu, ministri Bytyqi i ka premtuar kryetarit Ramosaj, se MAShT do të angazhohet brenda mundësive që ka, për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Deçanit.