Ministri Bislimi aprovoi Planin Operacional për Pakon Fiskale Emergjente
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, mori vendim për aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente.
Sipas këtij vendimi obligohen të gjitha institucionet dhe njësitë përkatëse të propozojnë vendimet shtesë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e Planit Operacional për Implementimin e Pakos Fiskale Emergjente.
Ky vendim hyn në fuqi nga dita e sotme.