Minatorët e Trepçës pa masa mbrojtëse për koronavirusin
Për mungesë të mbrojtjes nga COVID- 19 po ankohen minatorët e Trepçës. Atyre ndërmarrja ku punojnë nuk u ka siguruar pajisjet mbrojtëse.
Brenda në minierë i kanë pajisjet e nevojshme por me të dalë jashtë atyre hapësirave të gjithë punëtorët e Trepçës nuk kanë mjete për tu mbrojtur nga koronavirusi.
“As nuk jemi pajisur me maska dhe as dezinfektues. Asgjë për momentin nuk kemi”, thotë një punëtor për Klan Kosovën.
Rrezikshmëri për infektim ka edhe në mensën ku ushqehen mbi 600 punëtorë pasi ambienti është i mbyllur derisa kontaktet i kanë shumë të afërta me njëri-tjetrin.
Për më tepër edhe transporti i përbashkët nuk u ndërpre pasi të gjithë bashkë udhëtojnë me autobus deri në vendin e punës.
Se punëtorët po punojnë sikur çdo herë tjetër me të gjitha kapacitetet e thotë edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Gani Osmani.