Milot Rashica jep para për shërimin e Harunit (Foto)
Ylli i futbollit Milot Rashica, ka dhuruar 500 euro për shërimin e Harunit, vogëlushit të cilit i duhen rreth 600 mijë euro për sëmundjen e tij.
Këtë lajm e ka bërë të ditur këngëtari/deputeti Labinot Tahiri, i cili e ka marrë iniciativën të kërkojë të holla për shërimin e Harunit.
Labi edhe e ka vizituar vogëlushin dhe tashmë paratë kanë nisur të grumbullohen, njofton Klan Kosova.
“Faleminderit Rashica! Si gjithmone i gatshëm për të ndihmuar!
Harunit ia dhuroji shumën 500 euro.
Respekt
Vazhdojme se bashku”, ka shkruar Labi në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BzKtDulBjpE/