“Milingona” elektrike gjermane me “zemër” japoneze
Kompania Ari Motors nga Leipzigu, Gjermani, deri tani ka ofruar një gamë të gjerë të automjeteve elektrike.
Edhe pse në ofertën e saj gjendet edhe një veturë e vogël e quajtur Ari 802, pritet shumë nga gama e automjeteve komerciale që përshkruhen si “transportuesit më të vogël elektrikë në Gjermani”.
Emri “Ari”, që në japonisht nënkupton “milingonë”, është ideuar nga Thomas Kuwatch, një nga themeluesit dhe drejtori financiar i kompanisë, dhe i cili dëshiron të theksojë se automjetet e tij elektrike janë të vogla, të aftë, të shkathët por edhe ekonomikë.
Ari 802 është në dispozicion edhe në version me mini-frigorifer dhe “Kipper”. Po ashtu, është i gjatë 3.15 metra, i gjerë 1.29 metra si dhe peshon vetëm 450 kilogramë.