Milano eliminohet nga Europa Ligë
Në takimin e fundit në garën e Europa Ligës Olympiacos mposht Milanon me rezultat prej 3 me 1 dhe më këtë rezultat e eliminon ekipin nga Italia, kurse ekipi grek vazhdon garën tutje.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat prej 0 me 0, mirëpo pjesa e dytë ishte ajo vendimtare.
Në minutën e 60’ Cisse shënon për vendasit kurse në të 70’ Zapata shënon në portën e gabuar dhe e kalon ekipin kundërshtar në epërsi prej 2 me 0. Vetëm një minutë më vonë Zapata përmison gabimin e tij dhe e ngushton rezultatin në 2 me 1, rezultat ky i cili ishte në favor të milanezëve, por gjithçka ndryshoi kur në minutën e 81’ u akordua penallti për Olympiacos dhe Fortounis shënon për eliminim të skuadrës së Gattusos.
Rezultati përfundimtar Olympiacos – Milano 3 me 1./FaktePlus