Milano 50 milionë euro për dy lojtarë kroat
Sipas asaj që bën me dije SportMediaset te Italia 1, pjesëmarrja ose në Europa League e ardhshme do të ndikojë në merkaton verore të Milanit: në rast se kuqezinjtë do të luanin vetëm kampionatin dhe Kupën e Italisë, atëherë organika kuqezi do të kishte nevojë vetëm për disa “prekje” dhe “riparime”.
Për këtë arsye, në selinë e klubit kuqezi, Boban dhe Maldini, ende nuk kanë kryer lëvizje zyrtare, përveç se Krunic nga Empoli që ishte okazion që duhej shfrytëzuar.
Lovren (Liverpool) dhe Kramaric (Hoffenhaim) janë dy emrat që janë në tavolinën e drejtuesve dhe që po studiohen. Për t’i afruar të dy, duhen të paktën 50 mln euro.
Para që “Djalli” nuk disponon, pasi do të mbaronte buxhetin e verës. Kështu, duhet një shitje e rëndësishme dhe plusvlerë. Gigio Donnarumma është i sakrifikuari, por duhet që të vijë oferta zyrtare e PSG në drejtim të Milanit.
Sipas “Sportmediaset”, drejtori sportiv i PSG, Leonardo (ish-i Milanit sezonin e shkuar) është gati të takohet me Mino Raiolan dhe t’i ofrojë një rrogë 8 mln euro në sezon, pra 2 më shumë nga sa fiton si kuqezi.
Sakaq, sa i përket pistave të tjera, ka ngrirë për momentin ajo për Diaëara të Napolit, pasi axurrët kërkojnë 35-40 mln euro, po aq sa Lucas Torreira i Arsenalit, i cili është zgjedhja e parë. Për Veretout të Fiorentinas, Maldini po studion një plan ku përfshihen 15 mln euro dhe 3 të tjera bonuse, por objektivi kryesor është Stefano Sensi i Sassuolos.
Interi thjesht po bën sondazh për të shqetësuar kuqezinjtë dhe për t’i detyruar të nxitohen, ajo që ndodhi me sondazhin e Milanit për Barrella. Ndërkohë, duhet theksuar se Milani nuk dëshiron të shkojë më shumë se 18 mln euro, ndërsa Sassuolo kërkon 25 mln euro.
Me Sensin, Milani ka arritur akord prej kohësh, ashtu si edhe me Kramaric dhe Lovren, por ndoshta edhe Veretout.
Së fundmi, për talentin ukrainas, Mykolenko që luan me Dinamo Kiev, duhen të paktën 6-7 mln euro për ta siguruar. Lojtari është këshilluar nga Andrij Shevchenko. /FaktePlus