Milani rrezikon Championsin, ndalet nga Parma
AC Milan nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim 1-1, në udhëtim tek Parma. Parma dhe “Rossonerët” janë ballafaquar sot në kuadër të javës së 33-të në Seria A, në një sfidë tejet të rëndësishme, sidomos për milanistët të cilët po luftojnë më të gjitha forcat për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Genaro Gattuso-s ishte afër fitore në duel me Parmën, pasi që deri në minutën e 87-të ishte në epërsi me golin e Castillejo (69’).
Mirëpo, nikoqirëve një pikë ua siguroi Alves (87’). Pas këtij barazimi, Milan mbetet në pozitën e katërt me 56 pikë, kurse, Parma renditet e 13-të me 36 pikë të grumbulluara. /FaktePlus
Castillejo !!!!!!!!!#PAR #MIL #SofaScore pic.twitter.com/ZItmRqampK
— Daniel Różański (@ciubi8) April 20, 2019