Milani mposht bindshëm Leccen në udhëtim
Seria e golave u hap me Samu Castillejo (26’) që realizoi për epërsinë fillestare.
Vendasit barazuan me Mancosu (54’) nga penalltia. Ky gol vetëm çka i ‘irritoi’ mysafirët të cilët shënuan tre herë të tjera.
Giacomo Bonaventura (55’), Ante Rebic (57’) dhe Rafael Leao (72’) shënuan në fitoren e thellë të Rossonerëve.
Milan ngjitet në vendin e shtatë me 39 pikë, ndërsa Lecce në pozitën e 18 tubon 25 pikë.